Një ngjarje e rëndë sot ka ndodhur në Tetovë, pasi një 10-vjeçar ka rënë nga ballkoni i apartamentit në të cilin jetonte dhe ka ndërruar jetë. Nga SPB Tetovë thonë se denoncimin për këtë rast e kanë marrë në orën 09:25, ndërsa 10-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore. "Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Departamenti i Policisë së Tetovës mori një njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës". "Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë çuar në spital. Një mjek ka konfirmuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/