Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve: Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona, Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale, komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS dhe Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS. Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo bëhet me qëllim të garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese. “Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kam marrë vendim për themelimin e katër komisioneve nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, me qëllim garantimin e trajtimit të drejtë dhe ligjor të çdo kërkese dhe ankese: 1. Komisioni i Ankesave për shtesat e fëmijëve dhe shtesat për lehona 2. Komisioni i Ankesave për ndihmën sociale 3. Komisioni zbatues për shqyrtimin e kërkesave nga programi pilot SAS 4. Komisioni i Ankesave për programin pilot SAS”, ka shkruar Hoti. Tutje ai tha se : “Çdo qytetar që konsideron se i është cenuar e drejta, ka adresë institucionale për ta kërkuar drejtësinë. Ftoj të gjithë që ankesat dhe kërkesat t’i drejtojnë pranë komisioneve përkatëse, në mënyrë që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe paanshmëri”. /Telegrafi/