Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka uruar publikisht këngëtaren Leonora Jakupi me rastin e ditëlindjes së saj. Leonora, e cila ishte opinioniste në edicionin e katërt të këtij formati, ka qenë vazhdimisht në përkrahje të Elijonës gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi. Mbështetja e hapur e Leonorës ndaj Elijonës shpeshherë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. BBVK/YouTube Një pjesë e fansave të spektaklit e kanë kritikuar këngëtaren, duke e cilësuar si opinioniste jo të drejtë, pasi sipas tyre, një opinionist nuk duhet të mbajë anë gjatë lojës. Megjithatë, Leonora nuk e fshehu asnjëherë simpatinë dhe përkrahjen për Elijonën. BBVK/YouTube Pas përfundimit të edicionit të katërt të BBVK-së, ku Elijona arriti deri në finale dhe u rendit e dyta, ajo ka treguar se raporti mes tyre vazhdon edhe jashtë shtëpisë. Me rastin e ditëlindjes së Leonorës, Elijona publikoi një Instastory me një fotografi të saj, të cilën e shoqëroi me fjalë të ngrohta. “Urime ditëlindjen për një grua të fortë me shpirt të pastër. Urime ditëlindjen Leonora, t’i uroj të gjitha të mirat e botës”, ka shkruar Elijona, duke dëshmuar mirënjohjen dhe respektin që ka për këngëtaren. /Telegrafi/