Lindsay Lohan flet nga Dubai, ku jeton prej vitesh: Qëndroni të sigurt

Aktorja amerikane, Lindsay Lohan dhe familja e saj kanë jetuar në Dubai prej vitesh. Ajo e bëri njoftimin në Instagram pasi Irani nisi kundërsulmet pas një sulmi të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. "Duke u lutur për paqe. Qëndroni të gjithë të sigurt. Zoti na bekoftë të gjithëve", shkroi ajo në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Lindsay Lohan (@lindsaylohan) Një burim i tha TMZ se ajo, bashkëshorti i saj Bader Shammas dhe djali Luai janë shëndoshë e mirë. Ylli i famshëm u zhvendos në Dubai në vitin 2014. Vendosi ta ndërmerrte këtë hap sepse donte të gjente paqe dhe privatësi larg vëmendjes mediatike që kishte në Hollywood. E njëjta u takua me biznesmenin kuvajtian Bader Shammas në vitin 2020 dhe u fejuan në vitin 2021. Ata u martuan një vit më vonë. /Telegrafi/