Tregu i kafesë në Kosovë po pasurohet me një emër të ri që synon të sjellë standarde të reja në cilësi dhe përvojë shijeje. BOTTEM CAFFE, një brand i themeluar në vitin 2024 nga profesionistë me mbi 20 vite përvojë në industrinë e kafesë, po hyn në tregun kosovar me një portofol produktesh që kombinon teknologjinë moderne të prodhimit me traditën e kulturës së kafesë. Misioni i kompanisë është të ofrojë kafe të cilësisë së lartë, të prodhuar me metodoologji bashkëkohore dhe me respekt për burimet natyrore dhe shëndetin e konsumatorëve. Duke bashkëpunuar ngushtë me fermerë dhe furnizues të specializuar, BOTTEM synon që çdo filxhan kafe të ofrojë një përvojë autentike dhe të qëndrueshme për konsumatorët. Procesi i prodhimit përfshin pastrimin e kafesë së gjelbër, pjekjen në furra profesionale të markave ndërkombëtare dhe përdorimin e makinerive të avancuara për bluarje dhe paketim. Kjo qasje i mundëson kompanisë të arrijë një kapacitet prodhimi deri në 10 ton kafe në ditë, duke furnizuar si tregun vendor ashtu edhe tregje ndërkombëtare. Në tregun e Kosovës, BOTTEM CAFFE prezantohet fillimisht me linjat kryesore të produkteve: kafe turke të bluar dhe kafe espresso në kokërr, ndërsa në fazën e ardhshme planifikohet edhe lansimi i kafesë instant dhe kapsulave të kafesë. Brand-i gjithashtu po investon në prezencë të dukshme në pika shitjeje dhe aktivitete promocionale, duke synuar të ndërtojë një marrëdhënie të fortë me konsumatorët lokal. Imazhi i ri i markës për vitin 2026 frymëzohet nga vlerat dhe trashëgimia kulturore që përfaqëson artistja Shyhrete Behluli, duke lidhur traditën shqiptare me një përvojë moderne të kafesë dhe duke e pozicionuar brand-in si një zgjedhje autentike për konsumatorët në Kosovë. Zbuloni shijen dhe cilësinë e re të kafesë që synon të bëhet pjesë e përditshmërisë së çdo adhuruesi të kafesë.