Qytetarët i dorëzuan në polici rreth 24.8 milionë euro, një rekord i ri në Tokio!

Një shumë rekord prej 4.5 miliardë jenësh (rreth 24.8 milionë euro) është dorëzuar tek policia e Tokios si “pasuri e humbur” në vitin 2025, një rritje prej 0.5 % krahasuar me vitin e mëparshëm, treguan statistikat e policisë të hënën, duke forcuar studimet që kanë treguar se Japonia renditet ndër vendet më të larta në botë për ndershmëri qytetare. Shuma më e madhe e vetme e parave të gatshme që iu dorëzua policisë ishte 27 milionë jenë (rreth 149 000 €), sipas qendrës së sendet e humbura të Departamentit Metropolitan të Policisë. Më shumë se 70 % e rasteve erdhën nga ambiente publike, përfshirë rastet kur klientët harrojnë të marrin kembimin në kasat e vetë-shërbimit në supermarkete, thanë autoritetet. Rreth 3.23 miliardë jenë (rreth 17.8 milionë €) u kthyen te pronarët, ndërsa rreth 590 millionë jenë (rreth 3.2 milionë €) u dhanë gjetësve. Rreth 680 millionë jenë (rreth 3.7 milionë €) u bënë të ardhura për qeverinë metropolitane. Numri i sendeve të dorëzuara tek policia gjithashtu arriti një rekord të lartë prej rreth 4.5 milionë artikujsh, një rritje prej 3 % krahasuar me vitin e mëparshëm. Patentat e drejtimit dhe dokumentet e tjera të identifikimit përbënin pjesën më të madhe me rreth 820 000 artikuj, ndërsa numri i pajisjeve të vogla elektronike, përfshirë kufjet pa tela, vazhdoi të rritej, thanë policët. /Telegrafi/