Komuna e Drenas ka njoftuar qytetarët se, pas vërshimeve të fundit, është siguruar një dehumidifikues ajri për tharjen e hapësirave të prekura nga lagështia. Sipas njoftimit, pajisja është vënë në dispozicion nga Kryqi i Kuq i Kosovës – dega në Drenas, dhe mund të merret çdo ditë pune në zyrat e kësaj dege. Shfrytëzimi i dehumidifikuesit është pa pagesë dhe mund të përdoret për aq kohë sa është e nevojshme, në varësi të gjendjes së objekteve të dëmtuara. Autoritetet lokale kanë ftuar të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga lagështia që të paraqiten dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi në funksion të rikthimit të kushteve normale në banesat e tyre. / Telegrafi /