Siljanovska-Davkova: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një investim për sigurinë e Evropës

Siljanovska-Davkova u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vend. Në takim ajo tha se garancia më e madhe për sigurinë e Evropës është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE). Siljanovska dhe Rutte thanë se Maqedonia e Veriut është një aleat besnik i NATO-s dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit. "Në këtë moment, për këtë arsye është këtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është e nevojshme brenda NATO-s të kapërcehen dallimet, ose të pajtohen dallimet në mënyrë që të sigurohet kohezioni bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta mbi të cilat është themeluar NATO", theksoi Presidentja Siljanovska Davkova. Ajo shprehu bindjen e saj se NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe një platformë e përgjegjësisë së përbashkët, por edhe, më e rëndësishmja, e një vizioni të përbashkët, dhe ne vazhdojmë të jemi një anëtar i përgjegjshëm i Aleancës. Siljanovska-Davkova shprehu pritjen e saj që në samitin e ardhshëm të NATO-s në vitin 2026 në Ankara, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh ngjarjet dhe sfidat aktuale. “Investimi dhe garancia më e madhe jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për sigurinë e Evropës në tërësi është anëtarësimi ynë dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Siljanovska-Davkova ./Telegrafi/