Kryediplomati kroat: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 1999 shpëtoi jetë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, duke komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe rikujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se ajo parandaloi një katastrofë humanitare edhe pse nuk kishte mandat të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se që nga viti 1945 në botë kanë ndodhur rreth 170 konflikte pa mandat të OKB-së dhe se veprimi operacional i kësaj organizate është penguar shpesh nga vetoja në Këshillin e Sigurimit, raporton HRT. Ai ka foli për situatën me Kosovën në vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s, me të cilën u parandalua një katastrofë humanitare dhe u shpëtuan shumë jetë, edhe pse nuk kishte mandat të OKB-së. Komentet ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), ku u diskutua për zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe për vendimin e presidentit Zoran Milanoviq për tërheqjen e ushtarëve kroatë nga Iraku dhe një nga Libani. Grliq Radman theksoi se Kroacia, si anëtare e OKB-së dhe e NATO-s, ka detyrime të caktuara ndërkombëtare, duke shtuar se përmes misioneve ndërkombëtare vendi tregon solidaritet, njësoj siç kishte përshëndetur praninë e forcave ndërkombëtare gjatë Luftës së Atdheut. Duke komentuar sulmet ndaj Iranit, ai tha se thirrjet ndërkombëtare për ndalimin e programit iranian të raketave balistike dhe atij bërthamor nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e fleksibilitetit dhe besueshmërisë së negociatorëve iranianë, gjë që, sipas tij, çoi në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit, raporton televizioni publik.