Në qytetin e Prizrenit është inaguruar ndërtimi i shkollës së re “Nazim Kokollari” e financuar me fondet e BE-së “IPA 2017” në kuadër të programit evropian për edukim me shumën prej 5.2 milionë eurosh. Të pranishëm në këtë ngjarje festive kanë qenë Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, kreytari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku të shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të arsimit në Prizren dhe drejtoresha e shkollës, Belkize Hoxha. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav duke folur para nxënësve dhe autoriteteve lokale ka thënë se ndërtimi i një shkolle të re është më shumë se sa tulla dhe mure – është një investim për të ardhmen evropiane të të rinjve të Kosovës. “Sot është një ditë e madhe në Prizren. Po inaugurojmë shkollën fillore në Prizren me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një asistencë prej 5 milionë eurosh nga taksapaguesit e BE-së dhe mendoj se kjo është diçka e dukshme dhe e kuptueshme për të gjithë në Kosovë. Ne, si Bashkim Evropian, i kushtojmë shumë vëmendje arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit këtu në Kosovë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” ka thënë Ambasadori. Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj duke e falendëruar BE-në dhe asmbadaorin Orav për këtë mbështetje të madhe në një sektor shumë vital për shoqërinë, ka thënë se “ky investim është për të ardhmen e gjeneratave të reja dhe një shkollë që do t’iu ofroj kushte për arsim të gjitha komuniteteve”. “Duhet me iu falënderu të gjitha palëve të involvuara. Tash jemi këtu në një objekt i cili lirisht mund të konsiderohet një shkollë moderne dhe kjo shkollë krijon parakushte shumë të rëndësishme jo veç për mësim, por edhe për edukim të brezave të rinj edhe gjeneratave të reja. E dimë sa i rëndësishëm është investimi në edukim, sepse në fakt investohet në të ardhmen tonë, investohet në prodhimin e kuadrove të reja të cilët do të jenë bartës të një procesi të zhvillimit të përgjithshëm të qytetit të Prizrenit” ka thënë Totaj. Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku ka falendëruar BE-në për këtë investim, duke thënë se reforma dhe zhvillimi i arsimit kërkon edhe kushte më të mira dhe moderne. “Besoj që reforma dhe zhvillimi i arsimit kërkon kushte edhe të mira dhe modern cfarë edhe ofron kjo shkollë. Dua ti apeloj edhe njëherë të gjitha komunave për bashkëpunim sepse në reformën e arsimit parauniverstaiar, Ministria e Arsimit, respektivisht qeveria e komua janë partnered he vetëm bashkë mund ti arrijmë qëllimet e përbashkëta” ka thënë ai. Ndërtimi i shkollës fillore “Nazim Kokollari” në Prizren ka kushtuar 5.2 milionë Euro. Inventari i brendshëm i shkollës është siguruar nga Ministria e Arsimit. Shkolla e cila ndodhet në njërën nga lagjet më të reja dhe të urbanizuara të qytetit, ka aktualisht 400 nxënës dhe 30 mësimëdhënës. Numri i tërësishëm i nxënësve pritet të arrijë në 900 me kapacitet të plotë në vitet e ardhshme.