A e ka futur Izraeli në luftë SHBA-në?

Mbështetësit e lëvizjes “MAGA” (Make America Great Again) reaguan ashpër pasi shefi i diplomacisë amerikane, Marco Rubio, praktikisht fajësoi Izraelin për futjen e Shteteve të Bashkuara në luftë me Iranin. Këto deklarata ishin hera e parë që një zyrtar i administratës së presidentit amerikan, Donald Trumpit pranoi kaq drejtpërdrejt se Izraeli mund të jetë forca që nxi SHBA-në në konflikt, në një kohë kur mbështetja publike amerikane për Izraelin është në nivele historikisht të ulëta, raporton axios. Rubio i tha gazetarëve në Washington se “ne e dinim që do të kishte një veprim izraelit kundër Iranit” dhe se “dini që kjo do të provokonte regjimin iranian që të sulmonte forcat amerikane”. Ai tha se SHBA-ja vendosi t’i sulmonte iranianët paraprakisht, për të shmangur viktima më të mëdha. MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit Më vonë, Rubio shtoi se Uashingtoni ishte i vetëdijshëm për qëllimet izraelite dhe e kuptonte se çfarë do të nënkuptonte kjo për SHBA-në, prandaj duhej të ishte i përgatitur të vepronte. Por ai gjithashtu tha se sulmi do të ndodhte sado që të ndodhte - pra se vendimi për të goditur Iranin ishte i pavarur nga Izraeli. Fjala e Rubios u interpretua nga shumë mbështetës konservatorë si një pranueshmëri se SHBA janë futur në këtë luftë për shkak të Izraelit, dhe jo për shkak të interesave amerikane. Kjo ka nxitur kritika të ashpra në podkaste dhe rrjete sociale kundër administratës dhe vetë Rubio. Disa komentues thonë se kjo nënkupton se SHBA i shërbejnë interesave të aleatëve të tyre, në vend që të mbrojnë interesat e tyre kombëtarë. Disa komentues, si Matt Walsh, deklaruan se Rubio me fjalët e tij “po thotë se jemi në luftë me Iranin sepse Izraeli na e ka bërë këtë gjë”, duke e quajtur situatën shumë negative për imazhin e SHBA. Të tjerë, si Philip Klein nga National Review Online, argumentuan se Rubio nuk tha se Izraeli ka “futur SHBA në luftë”, por se ai po përgjigjej përse lufta ndodhi tani, duke bërë dallimin midis “pse” dhe “pse në këtë kohë”. /Telegrafi/