Anya Taylor-Joy mahnit me paraqitjen e saj në shfaqjen e Dior gjatë Javës së Modës në Paris

Anya Taylor Joy u shfaq tejet elegante në shfaqjen e Dior gjatë Javës së Modës në Paris që u zhvilluar në kryeqytetin francez të marten. Ajo dhe të famshmit sikurse Willow Smith dhe Alexa Chung tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre. Yjet e njohur u mblodhën nën qiell të kaltër në Jardin des Tuileries, një kryevepër e peizazhuar në zemër të qytetit, ku ishte ngritur pista e modës. Foto: Anya Taylor Joy / Getty Images Aktorja 29-vjeçare, dukej elegante me një fustan prej mëndafshi rozë, me detaje mbi supe, të i kombinuar me një palë këpucë të bardha me fjongo. Anya, e cila mbante në dorë një trëndafil rozë të çelët, kishte flokët platin të drejtë të mbledhur në një bisht dhe kishte zgjedhur një make-up të shkëlqyer dhe glamuroz. Foto: Willow Smith / Reuters Këngëtarja Willow tregoi barkun e tonifikuar me një bluzë të bardhë të lidhur në bel, të kombinuar me pantallona cargo të fryra. Vajza e Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, 25 vjeçe, kishte veshur një palë taka jeshile me detaje fjongoje, si dhe syze të formës ovale. Flokët e Willow ishin të thurura, ndërsa ajo mbante disa piercings në fytyrë, si dhe një përzgjedhje bizhuterish të mëdha prej ari dhe një byzylyk. Foto: Anya Taylor Joy / GettyImages Alexa Chung ishte një tjetër emër i njohur i vënë re në shfaqje, e veshur me një set të bardhë me motive florale që përfshinte një bluzë dhe një fund të shkurtër (mini). Ky set delikat me dy pjesë u theksua me aksesorë të zi, duke përfshirë një çantë të vogël dhe një palë taka. Foto: Alexa Chung / GettyImages Modelja kishte flokët kafe të valëzuara lehtë dhe një make-up minimal.