Te Sassuolo vlerësojnë portierin e Kosovës, Aro Muric

Drejtori ekzekutiv i Sassuolo, Giovanni Carnevali, ka folur për portierin e Kosovës, Arijanet Muric. Portieri kosovar ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Sassuolos, ai është huazuar nga klubi anglez Ipswich Town, ndërsa Sassuolo po planifikon blerjen e tij gjatë verës. Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë Në një intervistë për Radio GR1 , Carnevali ka theksuar se Muric është një nga lojtarët e tij të preferuar. “Ai është lojtar që e kemi huazuar, por kemi mundësinë e blerjes së kartonit të tij. Ai po luan shumë mirë dhe kjo nuk është aspak për t’u habitur. Ne kemi një mundësi blerjeje nga Ipswichi dhe do ta vlerësojmë atë në përputhje me rrethanat”, ka thënë fillimisht Carnevali. Gjithashtu, drejtori ekzekutiv la të kuptohej se klubi mund të kërkojë një ulje të mundshme të çmimit për blerjen e kartonit të portierit. “Ai po tregon vlera të mëdha dhe na ka dhënë shumë. Mendoj se është një nga lojtarët më premtues dhe ka treguar gjërat më të mira në këtë ligë”. Portieri 27-vjeçar ka kontratë me Ipswich Town deri në qershor të vitit 2028. /Telegrafi/