Irani ka sulmuar me dron një konsullatë amerikane të vendosur në Dubai, duke shkaktuar tension dhe shqetësim të menjëhershëm në zonë. Sipas raportimeve fillestare, mjeti fluturues pa pilot ka goditur një parking pranë godinës së konsullatës, çka ka sjellë edhe shpërthimin e një zjarri. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se situata është vënë shpejt nën kontroll dhe se flakët janë shuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, raporton skynews . MINUTË PAS MINUTE: Gjithçka rreth sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së dhe përgjigjes së Teheranit Pamjet e momentit të sulmit me dron iranian janë filmuar nga dëshmitarë në vendngjarje dhe më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke treguar çastin e goditjes dhe tymin që ngrihej pranë objektit diplomatik. Duke folur pak pas incidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se i gjithë stafi i konsullatës është i sigurt dhe i paprekur nga sulmi. Ai konfirmoi se droni goditi një hapësirë parkimi pranë ndërtesës, por nuk depërtoi brenda ambienteve të konsullatës. Sipas autoriteteve në Dubai, ekipet e emergjencës reaguan menjëherë pas alarmit, duke izoluar zonën dhe duke shuar zjarrin në kohë rekord. Deri më tani, nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar si pasojë e sulmit iranian, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes pritet të vijojnë. /Telegrafi/