Nokian Tyres ka prezantuar gomën e parë dimërore me grepa që mund të tërhiqen ose aktivizohen sipas nevojës. Nëse kjo formulim tingëllon i çuditshëm, e thjeshtojmë – grepat mund të tërhiqen ose nxirren kur është e nevojshme. Me këtë koncept revolucionar dhe teknologjinë e saj unike, Nokian qartë sinjalizon të ardhmen e gomave dimërore. Me një shtypje të butonit, shoferi mund të nxjerrë grepat për të përmirësuar aderimin e gomës. Kur grepat nuk janë të nevojshme, ato mund të tërhiqen përsëri brenda gomës. Ideja e kësaj gome është që shoferi të mund të reagojë menjëherë kur kushtet ndryshojnë. - YouTube www.youtube.com Grepat nuk përdoren në rrugë të thata dhe në kushte dimërore të qëndrueshme, por mund të aktivizohen kur ka akull për siguri maksimale. Kjo gomë konceptuale përdor modelin e gërvishtjes së gomës dhe zgjidhjet strukturore të gomës së re dimërore me grepa Nokian Hakkapeliitta 8 SUV. Grepat ngrihen dhe ulen njëkohësisht në të katër gomat. Trupi i grepave mbetet në vend, ndërsa pjesa lëvizëse është një klin metalik i fortë në mes të grepave. Në Nokian thonë se kjo gomë mund të shndërrohet edhe në një produkt të prodhuar në seri. Matti Morri, drejtues i shërbimit teknik të Nokian Tyres, tha se “goma e re konceptuale është një arritje teknologjike e jashtëzakonshme. Koncepti unik me grepa mund një ditë të bëhet realitet. Si pionierë në botën e gomave dimërore, tregojmë se është e mundur të kombinosh një gomë dimërore me ose pa grepa”. Nokian Tyres zhvilloi dhe prodhoi gjithashtu gomën e parë dimërore në botë në vitin 1934. /Telegrafi/