I vihet zjarri një ekskavatori në Viti, Policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se disa të panjohur ia kanë vënë zjarrin kabinës së ekskavatorit të tij. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme. “Viti/02-03.03.2026-16:00/07:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur ia kanë vënë zjarrin kabinës së ekskavatorit të tij”, thuhet në raport. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është e konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve. /Telegrafi/