Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se ushtria izraelite do të përpiqet të vrasë çdo udhëheqës iranian të emëruar për të pasuar Khamenein. “Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar udhëheqjen e planit për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar SHBA-në dhe botën e lirë dhe vendet e rajonit, dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për eliminim”, tha Katz në një deklaratë. “Nuk ka rëndësi se cili është emri i tij apo ku fshihet”, tha ai, transmeton Telegrafi. Katz vazhdoi duke thënë se Izraeli do të vazhdojë të veprojë me SHBA-në për të shkatërruar aftësitë e Iranit dhe për të “krijuar kushtet që populli iranian të përmbysë” qeverinë e tyre. Ndryshe gjatë vikendit të kaluar në një operacion ushtarak të realizuar nga SHBA dhe Izraeli është vrarë lideri suprem iranian Ajatollah Ali-Khamenei. /Telegrafi/