Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – marrin tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje në komunikacion. Rasti ka ndodhur të martën, në Fushë Kosovë, në ora 12:50. “Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/