Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht pas një deklarate të bërë nga ish-konkurrenti Ardit Stafai, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë. Përmes një InstaStory, Sako ka komentuar situatën, duke nënvizuar se termi 'shoqëri' nuk duhet përdorur lehtë dhe se, sipas saj, ai duhet fituar me sjellje dhe qëndrime të denja. Ajo u shpreh e surprizuar nga një koment i fundit i Arditit, të cilin e konsideroi të padrejtë dhe pa bazë. Foto: Instagram “Shoqëria është fjalë e madhe dhe dikush duhet ta meritojë të quhet shok. Arditi më ka lënë pa gojë me komentin që bëri, totalisht të pakuptimtë dhe komplet të pabazuar”, u shpreh ajo. Sipas Hygertës, deklarata e Arditit është bërë pas përfundimit të eksperiencës në BBVK. Finalistja nuk e fshehu zhgënjimin, duke shtuar se gjatë qëndrimit në shtëpi e kishte vlerësuar dhe respektuar Arditin, çka e bën edhe më të papritur reagimin e tij. /Telegrafi/ Foto: TikTok