Rrëfimi emocional i koreografit Tasim Dajçi, tregon si i kishte ndihmuar Riza Lluka ta ringjallte baletin në Pejë

Koreografi i njohur nga Tirana, Tasim Dajçi, ka ndarë një rrëfim emocional për jetën dhe karrierën e tij artistike, duke treguar se si mori përsipër një nga sfidat më të mëdha të tij si është themelimi dhe zhvillim i baletit në Pejë. Dajçi kujton fillimet e tij në qytetin e Pejës, aty ku besimin e parë për të realizuar një shfaqje ia dha i ndjeri Riza Lluka. “Shfaqjen e parë e bëra me lot dhe krenari”, shprehet ai, duke e cilësuar atë moment si pikë kthese në karrierën e tij artistike. Dajçi rrëfen me emocion momentin kur mori një telefonatë të papritur. Një burrë me zë të trashë e telefonon dhe i kërkon takim me çdo kusht. Ai burrë ishte Riza Lluka. Historia nisi në Prevallë, ku Lluka kishte parë një vajzë të vogël duke bërë elemente baleti dhe, i impresionuar nga talenti i saj, kishte pyetur prindërit se ku kishte mësuar. Sipas tij përgjigjja ishte e thjesht, nga një profesor nga Tirana me emrin Tasim Dajçi. “Unë dua të takohem me ty patjetër, dhe fjalën ‘jo’ nuk e dua prej teje”, i kishte thënë Lluka në telefon. Fillimisht hezitues, Dajçi pranoi takimin, pa e ditur se kjo do të ishte një kthesë vendimtare në rrugëtimin e tij. View this post on Instagram A post shared by inklik.net (@inklik.ks) Në atë kohë, Dajçi ishte i angazhuar në disa qytete si Suharekë, Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren por këmbëngulja e Rizës ishte qw Peja duhej të kishte baletin e saj. “Ti patjetër me lënë një nga këto”, i kishte thënë Lluka, tregoi Dajçi në “ Inkli k” Brenda një dite, me përkrahjen e bizneseve lokale, u ndërtua salla e baletit. “Ja ku e ke”, i tha Lluka, duke i dorëzuar hapësirën ku do të lindte një kapitull i ri për artin skenik në Pejë. Pas tre muajsh pune intensive, Dajçi realizoi një shfaqje me shumë koreografi. Reagimi i Rizës ishte ai që do ta prekte thellë koreografin. “Profesor, jo që s’më ke zhgënjy, por më ke mallëngjy”, i kishte thënë me lot në sy. Sot, pas 27 vitesh punë në Kosovë, Dajçi shprehet krenar për rezultatet. Ai thekson se nxënësit e tij fitojnë vazhdimisht çmime në festivale në Tiranë dhe më gjerë, duke përfaqësuar denjësisht Pejën dhe Kosovën. “Unë po bëj një punë të mrekullueshme, jo për t’i bërë elozhe vetes, por sepse e ndjej dhe ma thonë edhe të tjerët, pedagogë e kolegë me të cilët kam kërcyer gjithë jetën”, shprehet ai. Në këtë rrugëtim, ai vlerëson edhe mbështetjen e madhe nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të cilin thotë se pa përkrahjen e tij, shumë gjëra do të kishin qenë të pamundura. Ndryshe, Riza Lluka kishte vlera kombëtare, intelektuale, diplomatike, kulturore e historike. Njeri i guximshëm, që i qëndroi besnik idealeve të veta deri në frymën e fundit, për të cilat do të kujtohet gjithmonë. Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohej Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohej autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë atë si pjesë përbërëse të Serbisë, ku Riza Lluka ishte deputet. Lluka (1943-2014) ishte ndër të rrallët që votoi kundër suprimimit së autonomisë. - YouTube www.youtube.com