Në një nga zonat më të kërkuara për banim në kryeqytet, ofrohen për shitje dy kate shtëpie me sipërfaqe totale 496.7m² , të pajisura me fletë poseduese , të vendosura në lagjen Dragodan , në rrugën “Bajram Curri”. Prona përfshin përdhesen dhe katin e parë , të organizuara në sistem banesor dhe me orientim nga lindja dhe jugu , duke mundësuar ndriçim natyral dhe ambiente të hapura gjatë gjithë ditës. Përdhesa është e organizuar me qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi dhe tri banjo , duke krijuar një hapësirë të përshtatshme për jetesë familjare. Ndërsa kati i parë përfshin dy hapësira qëndrimi ditor , kuzhinë, tri dhoma gjumi , një banjo, një tualet dhe dy ballkone , duke ofruar fleksibilitet të madh për organizimin e jetesës ose për përdorim të ndarë të kateve. Ngrohja është e mundësuar me energji elektrike , ndërsa prona shtrihet në një parcelë me oborr prej 1.3 Ari , që ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe përfshin dy garazha të përfshira në çmim . Lagjja Dragodan është një nga zonat më prestigjioze të Prishtinës, e njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, gjelbërimin dhe pamjet panoramike mbi qytet. Pozita e saj ofron një kombinim ideal mes qetësisë së banimit dhe afërsisë me qendrën e qytetit , duke e bërë këtë pronë një mundësi të mirë si për banim familjar ashtu edhe për investim. Karakteristika dhe informata të pronës: 6 dhoma gjumi 7 banjo 2 Tarraca Me fletë poseduese Dokumentacioni me Noter Orientimi: Lindje, Jug Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo Sistemi i ngrohjes: KEDS Vendparkim Garazh Kontakti: Agjenti: Denis Bekaj Emaili: denis.bekaj@pro-rks.com Numri i telefonit: +383 44 888 444 Klikoni për më shumë detaje: