Zinedine Zidane ishte padyshim një nga trajnerët më të mëdhenj të Real Madridit, duke fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, por edhe trofeun e La Ligës. Kur foli në një intervistë të kohëve të fundit, Zidane përmendi pesë ish-lojtarë të Real Madridit që e lanë pa fjalë në stërvitje. “Është në stërvitje që sheh lojtarët vërtet të shkëlqyer. E kisha këtë ndjesi kur isha trajner i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Zidane. “Nuk thashë asgjë. I pashë Modricin, Kroosin, Cristianon dhe Benzeman duke u stërvitur. Nuk kishte asgjë për të thënë përveçse t'i shikoja; të gjithë ishin të talentuar dhe profesionistë”. “Duhet ta kishe parë Ronaldo Nazarion në stërvitje. Ishte mahnitëse. Disa lojtarë ndalonin së luajturi vetëm për ta parë atë”. “Ishte po aq e bukur sa ishte gjatë një ndeshjeje”, përfundoi trajneri francez. Të pesë lojtarët e emëruar nga Zidane fituan Topin e Artë, përveç Toni Kroos, i cili fitoi gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/