Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë mërkurë dekretoi lirimin e Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident. Begaj gjithashtu dekretoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin nga detyra të: Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme; Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Po sot, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin