Ekuadori dhe SHBA-ja nisin operacion të përbashkët kundër karteleve të drogës

Në një hap të koordinuar për të luftuar trafikimin e drogës, Ekuadori dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion të përbashkët ushtarak kundër organizatave narkoterroriste të njohura si Los Lobos dhe Los Choneros. Çdo ditë, rrugët e kontrolluara nga këto grupe trafikuese dërgojnë fentanil në SHBA, duke shkaktuar vdekje të shumta. Komanda Jugore e SHBA-së e ka përshkruar ndërhyrjen si “masa vendimtare” për të goditur këto rrjete kriminale, raporton bbc . Forcat amerikane po ofrojnë mbështetje inteligjence dhe logjistike, ndërsa forcat ekuadoriane po kryejnë operacionet drejtpërdrejt në terren, duke synuar shkatërrimin e bazave të aktivitetit kriminal. Ky operacion shënon një nga përpjekjet më të mëdha të përbashkëta midis dy vendeve për të frenuar trafikun e drogës dhe pasojat e tij shkatërruese. Ndryshe, SHBA-ja ka akuzuar vendet amerikano-latine se janë shkaktarë që shumë qytetarë amerikanë po vdesin si pasojë e drogës. /Telegrafi/