Muaj perfekt për Partizanin, tekniku i të kuqve shpallet trajneri më i mirë i shkurtit, Kërnaja: Rezultat i punës & sakrificës së skuadrës

Oltijon Kërnaja është shpallur trajneri më i mirë i muajit shkurt në kampionatin “Abissnet Superiore”. Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Partizanit pas rezultateve shumë të mira të skuadrës së tij gjatë këtij muaji, ku të kuqtë regjistruan katër fitore në katër ndeshje. Trajneri Oltijon Kërnaja e mori çmimin në ambientet e FSHF […]