Selena Gomez foli hapur për dëshirën e saj për familje me bashkëshortin Benny Blanco në episodin e dytë të podcastit “Friends Keep Secrets”. Gomez, 33 vjeçe, ishte e ftuar në podcastin e ri të moderuar nga Blanco, 37 vjeç, dhe miqtë e tyre të ngushtë Lil Dicky (emri i vërtetë i të cilit është Dave Burd) dhe bashkëshortja e tij, Kristin Batalucco, të martën, më 3 mars. Gjatë episodit, Blanco e pyeti Burd dhe Batalucco sa fëmijë do të dëshironin të kishin. “Një, maksimumi dy”, u përgjigj Burd, ndërsa Batalucco tha: “Ndoshta tre”. “Unë dua katër, por kjo është pak e largët,” shtoi Gomez, e cila u martua me Blanco në shtator 2025 në Santa Barbara. Themeluesja e Rare Beauty përmendi edhe një arsye të rëndësishme pse dëshiron katër fëmijë: një skenë të veçantë nga filmi The Family Stone, një film festiv që trajton dinamikat unike të një familjeje të pazakontë që pret për herë të parë për Krishtlindje të dashurën e djalit të tyre. Në film luajnë Diane Keaton si matriarkja e familjes, si edhe Craig T. Nelson, Dermot Mulroney, Sarah Jessica Parker, Rachel McAdams, Luke Wilson dhe Claire Danes. Gomez tha se personazhi i interpretuar nga Keaton i kujtonte gjyshen e saj. Kur Blanco e pyeti Burd nëse e kishte parë filmin, reperi u përgjigj se jo, ndërsa Gomez dhe Blanco e përshkruan filmin si “të ëmbël” dhe “prekës”, me Gomez që shtoi se është “gjithashtu i trishtë”. Më pas, Gomez nisi t’ia shpjegonte skenën Burd, duke thënë se “nuk mund ta heqë nga mendja”. “Një ditë, në tryezën time të darkës, kur të jem në moshën e saj, dua ta shoh atë tryezë,” tha Gomez. “Çfarëdo që të ndodhë, le të ndodhë. Nëse arrijmë të kemi vetëm një fëmijë, ose asnjë… shpresojmë… nuk e dimë. Por ëndrra ime është ajo skenë kur të gjithë janë ulur rreth tryezës me partnerët e tyre, me fëmijë apo edhe beqarë, dhe është thjesht një përbërje e bukur personazhesh”.