Kompania ajrore franceze Air France njoftoi se do të pezullojë fluturimet për në Havanë nga 29 marsi për shkak të mungesës së karburantit në Kubë. Kompania deklaroi se fluturimet mund të rifillojnë nga 15 qershori, nëse situata aktuale përmirësohet. “Air France” aktualisht operon tre fluturime në javë nga Parisi në Havanë.