Qytetarët turq që kthehen në shtëpi nga Irani e kanë përshkruar kryeqytetin Teheran si “të shkretë”, duke thënë se shumë iranianë janë larguar për në fshat, ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë fushatën e tyre të bombardimeve. “Të gjithë (në Teheran) janë të tmerruar tani”, ka thënë Turgut Gunes për agjencinë e lajmeve Reuters nga kalimi kufitar Esendere në Turqinë lindore. “Të gjithë kanë lënë shtëpitë e tyre”, tha Gunes. “Të gjithë kanë ikur drejt shtëpive të tyre në fshat… Qyteti është i shkretë tani. Nuk ka pothuajse askë atje”. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Ciftci, tha të mërkurën se Irani po lejonte turqit dhe qytetarët e vendeve të treta të dilnin nga vendi, ndërsa po u kufizon shtetasve të vet largimin, raportoi agjencia e lajmeve. “Njerëzit janë shumë të shqetësuar për sulmet”, theksoi Kenan Ozer, i cili gjithashtu hyri në Turqi nga Irani, për Reuters. “Ata nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre. Në Teheran, shumica e njerëzve tashmë janë larguar. Të gjithë janë kthyer në qytetet e tyre të lindjes. Dhe eksodi ende vazhdon”. / Telegrafi /