LSM: Do të protestojmë më 14 mars, kërkojmë pagë minimale 600 euro

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë sërish protestë më 14 mars për paga më të larta. Nga LSM thonë se nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro. “Pagat minimale janë më të larta në sektorin publik sesa në sektorin privat, prandaj edhe në protestën e 28 janarit pati pjesëmarrje shumë të madhe të punëtorëve nga sektori publik, dhe ashtu do të jetë edhe tani”, deklaroi Trpe Deanoski nga Sindikata. Pasi të hënën në Këshillin Ekonomiko-Social u njoftua se paga minimale do të rritet vetëm për 1.600 denarë sipas harmonizimit të marsit, përfaqësuesit e LSM-së e braktisën mbledhjen dhe paralajmëruan se do t’i vazhdojnë kërkesat e tyre në rrugë.