Sunny Hill Festival njofton se së shpejti dalin në shitje biletat e para “Believer” për edicionin e sivjetmë

Festivali i njohur i muzikës Sunny Hill Festival ka njoftuar se së shpejti do të dalin në shitje biletat e para “Believer” për edicionin e sivjetmë. Organizatorët kanë bërë të ditur se numërimi mbrapsht tashmë ka nisur dhe se raundi i këtyre biletave do të hapet nesër. Siç është bërë traditë çdo vit, pas përfundimit të këtij raundi, festivali zakonisht zbulon emrin e parë të një prej performuesve kryesorë (headliner) të njërës nga netët. View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) Pas raundit të parë “Believer”, do të dalin në shitje biletat “Early Bird”. Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në Bernicë të Epërme, në Prishtinë. View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) Ende nuk janë bërë publikë emrat e artistëve pjesëmarrës, por kjo pritje çdo vit rrit kureshtjen dhe entuziazmin e fansave të festivalit. Sunny Hill Festival ka arritur, përmes organizimeve të tij, ta vendosë Kosovën në hartën e botës, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave të njohura botërore.