Pavarësisht interesit të Orlando City, që e kishte vënë nën vëzhgim që në mars, Antoine Griezmann ka vendosur të shtyjë çdo negociatë deri në sezonin veror. Kjo do të thotë se sulmuesi do të përfundojë këtë sezon te Atletico Madrid dhe do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Mbretit. Në një ndeshje të tensionuar, Atletico Madrid arriti të eliminojë Barcelonën nga gjysmëfinalet, duke siguruar vendin në finalen e Kupës, një sfidë që mund të vendosë shumë për të ardhmen e projektit të Diego Simeone. Griezmann, i cili ishte një nga objektivat kryesorë të Orlando City, ka refuzuar për momentin transferimin në MLS, duke zgjedhur të përqendrohet te Atletico deri në fund të sezonit. Vendimi është konsideruar një sukses i madh për drejtuesit e klubit madrilen dhe një fitore personale e Simeones, që ka arritur ta bindë sulmuesin të qëndrojë për të luftuar për tituj. Për Orlando City, kjo do të thotë se zyrtarizimi i transferimit të Griezmann duhet të presë deri në verë, ndërsa futbollisti do të përpiqet të mbyllë sezonin me titull te Atletico, duke u larguar potencialisht me një sukses nën krah. /Telegrafi/