Paraqitje spektakolare nga Joao Pedro, Chelsea fiton me përmbysje ndaj Aston Villës

Chelsea ka marrë fitore spektakolare në udhëtim te Aston Villa me rezultat të thellë 1-4. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase, që vetëm pas dy minutave lojë kaluan në epërsi me rezultat 1-0 falë golit nga Douglaz Luiz. Chelsea gjeti golin e barazimit në miutën e 35-të, kur Joao Pedro shënoi golin e parë në ndeshje pas asistimit nga Malo Gusto për 1-1. 1️⃣5️⃣ goals in all comps. #CFC | #AVLCHE pic.twitter.com/WTlOm0GmIV — Chelsea FC (@ChelseaFC) March 4, 2026 Gjashtë minuta më vonë vendasit shënuan me Ollie Watkins, por që goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje. Chelsea bëri përmbysjen e rezultatit në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, kur Enzo Fernandez asistoi bukur te Joao Pedro i cili realizoi për 2-1. Pjesa e dytë nisi më mirë për londinezët, ku në minutën e 55-të Joao Pedro asistoi te Cole Palmer i cili shënoi për 3-1. E nëntë minuta më vonë, sulmuesi brazilian Joao Pedro kompletoi het-trikun duke shëuar për 4-1 pas asistimit nga Alejandro Garnacho. Unbelievable. #CFC | #AVLCHE pic.twitter.com/FMbYx4F0Q3 — Chelsea FC (@ChelseaFC) March 4, 2026 Deri në fund më gola nuk pati dhe Chelsea arkëtoi tre pikë të arta në luftën për një vend në top katërshje. Me këtë fitore Chelsea rikthehet në pozitën e pestë në tabelë me 48 pikë, tre më pak se Aston Villaqë ndodhet në vendin e katërt. Dy skuadrat në fundjavë kanë kundërshtarë shumë të vështirë, me Chelsean që pret Newcastlen në Stamford Bridges, derisa Aston Villa luan në Old Traford ndaj Manchester United. /Telegrafi/