Të mërkurën është raportuar se Vjosa Osmani po përgatit një listë të re politike me emrin “Shpresa”, me të cilën mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme, potencialisht në koalicion me Lidhja Demokratike e Kosovës ose Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Raportimet vijnë në kontekstin e mundësisë që, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin e ri deri të enjten, vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Megjithatë, këto pretendime janë mohuar nga keshilltarja e Osmanit, Meliza Haradinaj. Ajo e quajti lajmin të pavërtetë dhe i bëri thirrje mediave të ndalojnë shpërndarjen e informacionit të rremë. “Pretendimet se Presidentja Osmani ka formuar një organizim politik me emrin ‘Shpresa’ janë të pavërteta. Mjaft më me gënjeshtra!”, tha Haradinaj. E gjithë kjo vie pas debatit për postin e presidentit, për të cilin, LVV dhe Osmani siç duket i kanë ndarë rruget./Telegrafi.