Newcastle United ka marrë fitore spektakolare ndaj Manchester United përkundër se gjithë pjesën e dytë e luajti me një futbollist më pak dhe në fund triumfoi 2-1. Ishte një pjesë e parë shumë e luftuar, por vetëm në fundin e saj u panë golat. Fillimisht vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë, pasi Jacob Ramsey u ndëshkua me karton të dytë të verdhë pas simulimit dhe u përjashtua nga loja. Në minutën e pestë shtesë, vendasit fituan penallti dhe Gordon realizoi për 1-0. Megjithatë mysafirët barazuan rezultatin pas tre minutash, kur Casemiro shënoi për të barazuar shifrat në 1-1. Pjesa e dytë i takoi mysafirëve që krijuan disa raste të mira shënimi. Megjithatë golin e fitores e gjetën vendasit në minutën e fundit të ndeshjes me William Osula që realizoi një gol të jashtëzakonshëm për fitoren e vendasve 2-1. Me këtë fitore Newcastle shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e 12-të, derisa Manchester United mbetet në pozitën e tretë me 51 sosh. Ndeshjen e ardhshme Newcastle United e luan në udhëtim te Chelsea, derisa Manchester United në Old Traford pret Aston Villen. /Telegrafi/