Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pasi ky i fundit tha se aleatët mbështesin kryesisht sulmet e SHBA-së ndaj Iranit. “Faleminderit Sekretarit tonë të Përgjithshëm të NATO-s!”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Rutte deklaroi se NATO nuk mori pjesë në sulmet ndaj Iranit, por shtoi se veprimet e SHBA-së kanë "mbështetje të madhe" nga aleatët. "Padyshim që aleatët po e mbështesin shumë atë që po bën presidenti dhe gjithashtu po e mundësojnë atë që SHBA-të po bëjnë tani në rajon - duke shkatërruar aftësitë bërthamore të Iranit dhe, natyrisht, aftësitë raketore", tha Rutte. Rutte shtoi se vendet evropiane kanë shqetësime serioze për sigurinë në lidhje me Iranin. Ai theksoi gjithashtu se NATO mbetet e gatshme të mbrojë territorin e saj ndërsa tensionet rriten në rajon. Sipas tij, sistemet e mbrojtjes nga raketat e NATO-s kanë kapur një raketë që ishte drejtuar kundër Turqisë, një anëtare e aleancës. /Telegrafi/