Ukrainasit rrëzojnë helikopterin ushtarak rus mbi Detin e Zi

Marina ukrainase ka njoftuar se ka arritur të shkatërrojë një helikopter ushtarak rus Ka-27 mbi Detin e Zi. Marina ukrainase falë koordinimit me organet e tjera ka arritur ta lokalizojë dhe shkatërrojë fluturaken ruse, transmeton Telegrafi. Ky helikopter zakonisht përdoret nga rusët për mbikëqyrje, sulm dhe madje transportim të trupave thellë në vijën e frontit. Nuk janë dhënë detaje lidhur me numrin e ushtarëve rusë që mund të kenë qenë brenda helikopterit. Që nga fillimi i luftës, ukrainasit kanë arritur që qindra fluturake të tilla të shkatërrojnë në pjesë të ndryshme të territorit ukrainas. /Telegrafi/