Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, deklaroi se ushtarët kroatë në Irak dhe Liban janë të sigurt, por se situata ende nuk lejon evakuimin e tyre, pasi presidenti Zoran Millanoviq vendosi t'i tërheqë ata. Anushiq konfirmoi se procesi i tërheqjes ka filluar dhe se kjo do të varet nga kushtet e sigurisë në terren, transmeton Telegrafi. Ministri përsëriti se presidenti Millanoviq nuk është konsultuar me Qeverinë para se të marrë vendimin dhe kritikoi mungesën e koordinimit. "Nuk ka konflikt midis Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe presidentit të shtetit në këtë moment, dhe as nuk duhet të ketë. Megjithatë, disa lëvizje mund të bëhen më mirë dhe më cilësore, ose më të arsyeshme politikisht. Kjo nënkupton se të gjithë jemi të koordinuar së bashku dhe se ekziston një marrëveshje e përbashkët", tha Anushiq. "Nuk kemi absolutisht asgjë kundër kësaj, por jo që unë, si Ministër i Mbrojtjes, të mësoj nga media se është lëshuar një urdhër për evakuimin e ushtarëve tanë. Evakuimi do të kryhet nga ne, ose më saktë nga Ministria e Mbrojtjes", përfundoi ai. /Telegrafi/