Gurëza dhe Komogllava mbesin pa ujë të pijshëm

KRU Bifurkacioni ka njoftuar konsumatorët e fshatrave Gurëz dhe Komogllavë se, për shkak të punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit që furnizon këto zona, uji mund të paraqitet i turbullt për një periudhë të shkurtër. Sipas njoftimit, si pasojë e ndërhyrjeve dhe lëvizjeve në rrjet, në disa raste mund të ketë ndryshim të përkohshëm të cilësisë së ujit. Për arsye sigurie dhe deri në stabilizimin e plotë të gjendjes në rrjet, qytetarëve u rekomandohet që uji të mos përdoret për pije. Nga kjo kompani bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve, me qëllim rikthimin e gjendjes normale të furnizimit me ujë. Ndërmarrja ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. / Telegrafi /