Nicole Kidman befason me deklaratën, pohon se di të kryejë autopsi

Nicole Kidman bëri një deklaratë të pazakontë që habiti të gjithë. Aktorja zbuloi se “mund të bëjë një autopsi” teksa diskutonte për rolin e saj të ri si patologe forenzike, Dr. Kay Scarpetta, në serialin e ardhshëm të Scarpetta. “Mund të heq të gjitha organet,” vazhdoi Kidman gjatë intervistës në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të hënën. “Mund t’i emërtoj të gjitha.” Kur Fallon e pyeti nëse është aktore metodë, ajo u përgjigj thjesht: “Po, jam.” Foto: Nicole Kidman / GettyImages Kidman tregoi se, para shfaqjes së saj, moderatorit i kishte dërguar mesazh për të parë nëse ajo ishte “e gatshme” të kryente një autopsi në emision, gjë që Fallon e mohoi. “Përveç nëse e kam kuptuar gabim. Ndoshta ishte mbi një model ose diçka e tillë, por gjithsesi,” bëri shaka 58-vjeçarja. “Mund të heq mushkëritë, mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe zorrët”. Kidman shpjegoi shpejt për Fallon, 51 vjeç, se si kishte mësuar kaq shpejt për trupin e njeriut: “Sepse është pjesë e punës, punova me një patolog të jashtëzakonshëm dhe e studjova atë.” Fituesja e Oscars, e cila është edhe producente ekzekutive e serialit “Scarpetta”, luan përkrah Simon Baker, Jamie Lee Curtis, Ariana DeBose, Bobby Cannavale, Jake Cannavale, Rosy McEwen, Amanda Righetti dhe Hunter Parrish në këtë serial thriller. Seriali është adaptuar nga seria librash me të njëjtin emër nga Patricia Cornwell.