Muaji i Ramazanit sjell me vete një atmosferë të veçantë në çdo familje. Në sofrat e iftarit nuk mungojnë ushqimet tradicionale, ndërsa ushqimi që na pëlqen shumicës prej neve është samuni me suxhuk (apo me ndonjë kombinim tjetër) i sapodalë nga furra. Aroma e tij dhe shija e butë e bëjnë një nga shoqëruesit më të dashur të darkës së iftarit. Sekreti i shijes së parezistueshme të samunit është një dhe i vetmi: djathi ikonik Happy Cow nga Bayernland. Ky djathë i njohur për shtresën e tij kremoze dhe aromën e rrëmbyeshme që shkrihet lehtë në samunin e nxehtë, krijojnë një kombinim magjik të shijes që e preferojmë qoftë në ndejat me shoqërinë, qoftë me familje. Mjafton që samuni kur është në fazën e brumit dhe mbushjes me përbër, kur e hapni samunin dhe fusni suxhukun apo përbërës tjerë, të mos harroni edhe djathin Happy Cow, tri apo katër copë. Nxehtësia e furrës e zbut menjëherë djathin, duke e bërë të butë dhe të shkrirë pasi të piqet. Rezultati është një shije e pabesueshme mes samunit të freskët dhe djathit kremoz, që përshtatet perfekt me çkado të shpejtë e të lehtë. Kombinim i thjeshtë, por legjendar. I tillë është samuni me djathin Happy Cow.