Publikohen pamjet pas goditjes nga raketa iraniane - brenda aeroportit në Azerbajxhan

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon pamje nga një aeroporti në Azerbajxhan që është goditur nga një dron i dyshuar iranian. Incidenti ka rritur tensionet në rajon dhe ka shkaktuar reagime të forta nga autoritetet azerbajxhanase. Sipas raportimeve, gjatë ditës së sotme disa dronë kanë sulmuar rajonin e Nakhçivanit. Ky rajon është një enklavë e Azerbajxhanit, e cila është e ndarë nga pjesa kryesore e territorit të vendit nga Armenia. Për shkak të pozicionit gjeografik dhe rëndësisë strategjike, çdo incident në këtë zonë konsiderohet shumë i ndjeshëm për sigurinë rajonale. Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme Dronët kanë goditur aeroportin e Nakhçivanit, duke shkaktuar dëme dhe duke alarmuar autoritetet lokale. Përveç aeroportit, një nga dronët ka rënë edhe pranë një shkolle në vendbanimin Shakarabad, gjë që ka shtuar shqetësimin për sigurinë e civilëve në zonë. Deri tani, Irani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë apo reagim zyrtar lidhur me incidentin. Nga ana tjetër, në Azerbajxhan reagimi ka qenë i drejtpërdrejtë: zyrtarët e kanë cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj territorit të Republikës së Azerbajxhanit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera diplomatike ose zhvillime të reja në lidhje me këtë incident. /Telegrafi/