Artjola Toska këndon në dasmën e Gimbos dhe Selin

Sonte (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 5 ka dasmë. Çifti i përzgjedhur këtë vit për të bërë dasmën janë DJ Gimbo dhe Selin Bollati. Tashmë kanë filluar edhe përgatitjet, teksa e ftuar për atmosferë edhe Artjola Toska. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Ndërkohë që ka pasur edhe debate, pasi Rogert Sterkaj është shprehur se do ta prishë eventin. Dasma fillon në ora 21:00 dhe do të jetë live edhe në platformën YouTube. Rogerti: Do luftoj t'i prish dasmën, nuk më ftuan Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë dhe se si do të ecë e gjithë ceremonia. Gimbo u shpreh i lumtur për dasmën për faktin se ka shprehur ndjenja ndaj Selin. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Ata gjithashtu edhe kanë shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/