Dedikimi i veçantë i Dua Lipës për babanë për ditëlindje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar. Ajo ka uruar babanë e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindje duke postuar disa fotografi të tyre të përbashkëta. Në postim, Dua ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë. Të dua shumë”. Foto: Instagram Në mesin e imazheve të përbashkëta, ka zgjedhur të ndajë edhe disa nga fëmijëria, duke rikujtuar momentet e lumtura dhe kujtimet e veçanta me familjen. Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar me mesazhe urimi dhe admirimi për marrëdhënien e ngushtë mes babait dhe vajzës. Foto: Instagram Dua shpesh ndan momente intime familjare me ndjekësit, duke treguar një anë më të ngrohtë dhe personale përtej skenës dhe suksesit ndërkombëtar. Babai i saj, Dukagjin Lipa, gjithashtu është një figurë e njohur në botën e muzikës. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)