Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të proceduara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, raporton ATV. Përmes një njoftimi publik, Haxhiu ka theksuar se këto amendamente synojnë të shmangin ngërçet institucionale që lidhen me zgjedhjen e kreut të shtetit […]