Sienna Miller deklaroi se marrëdhëniet midis grave të moshuara dhe burrave të rinj duhet të normalizohen

Aktorja amerikano-britanike, Sienna Miller, deklaroi në një intervistë të re se marrëdhëniet midis grave të moshuara dhe burrave të rinj duhet të normalizohen. "Ideja e një gruaje të moshuar me një burrë më të ri, për shembull, është ende e fetishizuar, jo e normalizuar. Ka një ndryshim aty që do të doja ta shihja të zhdukej", i tha ajo revistës britanike Grazia. Sienna Miller është 44 vjeçe dhe partneri i saj Oli Green është 29 vjeç. Sienna Miller Ata janë bashkë që nga viti 2022 dhe në janar të vitit 2024 patën një vajzë. Në fund të vitit të kaluar, ajo njoftoi se po prisnin një fëmijë tjetër. Ajo ka gjithashtu një djalë 13-vjeçar, Marlowe, me ish-bashkëshortin Tom Sturridge. Aktorja mori rolin e saj të parë në film në vitin 2001 në filmin "South Kensington". Ajo tha se ishte 21 vjeçare në atë kohë dhe kujton se si ishte të bëje audicion për të luajtur të dashurën e një burri 45-vjeçar. Beson se gjërat kanë ndryshuar që atëherë. /Telegrafi/