Takim Osmani–Prattipati: Diskutohet situata politike në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Osmani ripotencoi gjithashtu se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën, duke theksuar rolin e SHBA-së si aleat strategjik dhe mbështetës i stabilitetit politik dhe zhvillimit demokratik.