Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi disa metra anës rrugës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja. Cecelia që është trajner i Basanias në Kategorinë e Dytë ka treguar momentin e aksidentit për Telegrafin, duke thënë se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi. “Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basania jam trajner futbolli. Isha i lodhur, në një moment më zuri gjumi dhe e pash veten duke dalë nga rruga”. “Falë zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Lartësia mendoj se është më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë. Po shkoja në Shkodër se kishim stërvitjen. Jam trajner futbolli, i FC Basania, i kategorisë së dytë. Kam lindur për së dyti”, shtoi ai në fund. Cecelia ka bërë një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa ka drejtuar edhe disa klube në Kosovë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com