Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK ka qenë gjithmonë e hapur për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të diskutohet për këtë çështje dy orë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale. “Ne nuk mund të flasim sonte për këtë çështje. Kemi pritur që sonte të zgjedhim presidentin, por sfidohemi me një seancë të tillë për amendamentin e Kushtetutës. Në parim jemi për, por kjo kërkon trajtim”, ka thënë Hamza.