Gimbo dhe Selin ‘martohen’ në Big Brother VIP Albania - shkëmbejnë puthje në buzë

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5. Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, derisa celebrimi është bërë nga banori Mateo Borri. Ndonëse dasma u tentua të prishej nga Rogert Sterkaj, ata e injoruan duke shijuar momentin me njëri-tjetrin. Foto: YouTube Dyshja më pas shkëmbyen edhe puthje në buzë, derisa ka nisur një atmosferë e mrekullueshme. Selin i bëri një dedikim tjetër të bukur Gimbos, duke i premtuar jetë të lumtur së bashku. Foto: YouTube Derisa Selin lexonte letrën, ai u përlot dhe dukej shumë i lumtur për këtë fakt. Të njëjtit vijuan ahengun me vallëzim, teksa për të kënduar është e ftuar Artjola Toska. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com