Pamje nga dasma e Gimbos dhe Selin - ndizet atmosfera me Artjola Toskën në Big Brother

Një atmosferë e mrekullueshme po mbretëron në Big Brother VIP Albania 5 me rastin e ceremonisë së Gimbos dhe Selin. Çifti i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, derisa bënë edhe dedikime të ndjera ndaj njëri-tjetrit. Në dasmë ka ndezur atmosferën këngëtarja e njohur shqiptare, Artjola Toska. Foto: YouTube Ata kanë filluar me vallëzim, e duke e shijuar në maksimum gjithë organizimin. Më parë për Selin ishin edhe defatoret nga Kosova, për të kënduar atë, e cila konsiderohet tani si ‘nuse e Kosovës’. Foto: YouTube Edhe pse dasma u tentua të prishej nga Rogerti, ai është injoruar nga çifti dhe të tjerët. Miri gjithashtu ka pasur disa reagime me anë të mënyrës se si u shfaq, marrë parasysh raportin që ka pasur me Selin. Foto: YouTube .Sidoqoftë, një dasmë e bukur me një ambient të veçant, që janë përkujdesur deri në detaje. /Telegrafi/ Foto: YouTube - YouTube www.youtube.com